Lubonja mbron opozitën, Minxhozi: Nuk hoqi dot një drejtor, studentët hoqën 6 ministra

#NËRADAR


Gjatë emisionit të fundit të “Real Story” për këtë vit, ku u bë bilanci i 2019 dhe asaj që na pret në 2020, analisti Fatos Lubonja u shpreh pesimist për SPAK. Sipas tij, e vetmja shpresë për ndryshuar gjërat në 2020 është populli, duke pohuar se edhe në këtë pjesë duhet të jetë opozita, pasi s`mund të ndahet. Por, ndaj argumentit të Lubonjës, replikoi Skënder Minxhozi, i cili u shpreh se protesta e vetme që dha shpresë ishte ajo e studentëve, që sollën largimin e 6 ministrave. Ndërsa për Minxhozin, 10 protestat e opozitës nuk sollën as largimin e drejtorit të ujësjellësit.

Për më tepër lexoni debatin e plotë të analistëve në “Real Story”.


Lubonja – Në Kili kanë dalë njerëzit në rrugë për shkak të një liberalizmi ekstrem, të privatizimeve ekstreme deri tek uji. Shqipëria është më keq se Kili në këtë polarizim të pasurisë. Dy gjëra dëgjova unë që hedhin pak dritë në 2020; shpresa te SPAK dhe mund të dalë dhe populli. Unë mendoj se reforma në drejtësi krijonte rrezikun e kapjes nga forca që e kontrollon. Se sa kemi ne mundësi të nxjerrim individ në këtë sistem kriminal për të rezistuar, unë dyshoj shumë. Mund të ndodhi që në një situatë të vështirë për Edi Ramën, të bëhen kokat e turkut. Të marrim këta nga opozita, se këta na e krijojnë turbullirën. Unë mbetem te populli. A mund të lëvizë populli. Por dhe këtu nuk ndahet dot nga opozita.

Minxhozi – Protesta më e shëndetshme dhe që solli ndryshim ishte një javë protestë e studentëve në Rrugën e Durrësit. Ndryshoi 6 ministra.

Lubonja – Më ndrysho Kryeministrin të them që ka ndryshim.

Rakipllari – Ajo ishte makijazh…

Minxhozi – Protestat e opozitës nuk hoqën as drejtorin e ujësjellësit…

Lubonja – Pati aq sa pati lëvizja studentore për ndryshim. Por mendoj se një nga elementët është kredibiliteti. Ne opozitën e kemi shpallur armik. Ky eliminim i opozitës e ngarkon me përgjegjësi Edi Ramën, aq sa e ngarkon opozitën me përgjegjësi. Shpresa ime është një opozitë që ndryshon diçka të rëndësishëm për të tërhequr më shumë popull.

Rakipllari – E gjithë analiza jonë lidhet me faktin se nuk e dimë kush është shumicë kush është pakicë.

Balla – Sot 55% e shqiptarëve që kanë të drejtën të votojnë, nuk votojnë. Këta janë shumica.

Minxhozi – Protestë politike, e nxitur apo e shtyrë nga politika, baraz me protestë të vogël pa produkt. Protestë e çliruar nga interesat e partive është një protestë që lë gjurmë.

Lubonja – Ajo që bëri lëvizja studentore tregoi krizën e opozitës. Në një vend ku funksionon demokracia dhe drejtësia, nuk ka rëndësi se kush është opozita dhe çfarë qëllimi ka. Por nëse argumenti që ka ngritur qëndron, unë e dëgjoj pavarësisht, e dëgjon dhe prokurori. Shpresa jonë është nëse mundet të kemi një maxhorancë që dëgjon. Unë them jo, nuk kemi një maxhorancë të tillë. Edhe studentët po ta politizonin, sepse po të fusnin dhe “Astirin” ata nuk do e dëgjonin. Qëndron ky problem, 20 milionë euro? SPAK-un e pamë se çfarë ka vepruar deri tani. A do ta shohim?

Minxhozi – Me sherr u zgjidh 20-milionshi? Duhet të ketë një faktor të tretë që të zgjidhet, që të thotë t’i shkon.

Lubonja – Kur faktori i tretë thërret kryetarin e opozitës për paratë ruse dhe nuk thërret Kryeministrin për ato 80 mijë dollarë në Amerikë, këtu ka një problem. Dhe kur faktori ndërkombëtar hesht për këtë dhe flet për këtë, këtu është problemi. Nga përvoja e drejtësisë në Shqipëri, kemi të drejtë të ngremë dyshime. Pastaj do themi kush ka pasur të drejtë. /Realstory.al/




Skip to toolbar