Lubonja: Të pafuqishmit ngelen të papërfaqësuar

Më të fundit


Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për zgjedhjet e 25 prillit.

Lubonja thotë se në këto zgjedhje fitoi paraja duke parë kandidatët që fituan më shumë vota.

Ai thotë se kush është në pushtet forcohet, kurse të pafuqishmit ngelen të papërfaqësuar.

‘’Në vazhdim të ngritjes së pyetjeve, përgjigjet janë të nënkuptuara ose duhen analizuar. Më ka bërë përshtypje edhe diçka tjetër, që këtu ka fituar paraja, kur themi biznesmenët, ok, por kur jemi në shoqëri që e dimë se ka korrupsion, problemi i biznesmenëve të lidhur me pushtetin dhe bëjnë korrupsion, dhe populli ka pakënaqësi, dhe do çlirim, këtu është pikëpyetja.

Kemi pasur disa grupe, të vegjël po i quajmë, që askush nuk mund t’i akuzojë për korrupsion.

Nismën Thurje e kemi pasur këtu, LVV këtu, një kandidat të minatorëve në Dibër, kemi pasur dy parti që akuzuan PD-në si autoritare, të korruptuar, me oligarkët, Jozefina Topalli e Astrit Patozi që në njëfarë mënyre të gjithë këta shpresin një shqetësim që nuk e ngremë vetëm ne, e ngrenë ndërkombëtarët ashtu.

Çfarë shohim ne, ta filloj nga Shkodra, mirë i mori ca Jozefinës PD, pse morën disa aty që njihen paralinj. S’po e heq as atë të LSI. Përmend Nard Ndokën dhe të kunatin. Vëmë bast që i kunati ka biznese të fuqishme, nuk e di çfarë ka Nardi. Paulin Stërkaj është, Toma po e kemi thënë. Tani çfarë ndodh, kjo Jozefina normal edhe ka akuzuar, s’fiton gjë fare, s’bën diferencë, këta me mijëra vota.

Nisma Thurje dhe Vetëvendosja. Kjo e fundit ka një emër nga Kosova, shpresë e re, një pjesë e njerëzve thonë për këtë. Unë po merrem me tjetër faktor. Me faktorin, raporti i tyre me shoqërinë sa i përket korrupsionit, partive. Tek e fundit i shoh që nuk marrin deputetë. Së bashku LVV me Nismën Thurje që kanë akuzuar, nuk marrin, dhe mposhten nga partitë e oligarkëve. PS, që duhet të ishte parti e punëtorëve. S’fiton ai i Dibrës, por fitojnë ata të sindikatave të tjera. S’mund të flasësh që zgjedhjet në Shqipëri janë instrument i korrigjimeve të problemeve në Shqipëri.

Ajo që thotë Andreotti, pushteti konsumon atë që nuk e ka, është me ironi, ai që ka pushtet forcohet, ai që s’ka dobësohet.

Të  pafuqishmit ngelen të papërfaqësuar. Unë e mendoj kështu, edhe Kukësi me siguri ashtu do jetë. Çfarë ndodh, më herët kemi diskutuar, e keqja që shoh tek këto zgjedhje, më e madhe është kjo që ndërsa më herët kishim më shumë këtë ndarjen që vinte ndoshta edhe nga background familjar i biznesmenëve, ë ishin shumica me PD, sepse jo të persekutuar, jo antikomunistë. Nëse kishim një pluralizëm oligarkik, pushtet më i balancuar. Ajo që ka bërë Rama është krahëmarrja e gjithë këtyre. Kam shumë të dhëna, LSI ka qenë parti e tillë, dhe ajo që ka ndodhur, shumë nga ato struktura, resurse, drejtori që ka pasur LSI, i ka PS, dhe Policia pamë gjatë këtyre zgjedhjeve që të kapë njerëz që shpërndajnë para, vetëm nga LSI, kurse pamë filmim që Policia mbështeste njerëz që shpërndanin para nga PS. Konsolidim pushteti dhe pamundësi për të ndërruar pushtetin.’’- tha Lubonja.



Skip to toolbar