Analisti Skënder Minxhozi thotë se presidenti amerikan, Donald Trump ka meritën për armëpushimin Izrael-Iran.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Irani ka pasur lëndën e parë për të krijuar bombën bërthamore, por jo teknologjinë.
“Procesi i bombës bërthamore, ndër më kryesoret ka centrifugat. Kur si shtet siguron një numër të tillë centrifugash, arrin të pasurosh, për ta çuar në 90 përqind, ka qenë problem centrifugash, mesa unë kam lexuar. Teknologjia mungonte. Unë mendoj që kjo situatë që kemi sot, është meritë e presidentit Trumo që e arriti këtë armëpushim. Por është edhe përgjegjësi e tij, Donald Trump. Kam mundur të flas, në parim për kontrollet që agjencia atomike bënte për vende të treta, ka qenë një kontroll mbi shtetin iranian, Irani në ndryshim nga Izraeli, është anëtar i traktatit të mospërhapjes, Izraeli nuk është. Irani nuk e ka bombën, Izraeli e ka dhe thotë se e ka. Gjithçka monitorohej, këtë e pranojnë të gjithë sot. Ishte parashikuar në marrëveshje se sa do të shkonte.”, theksoi ai.