Lufta e UÇK bashkon vendet, ja marrëveshja e 3 shteteve

AKTUALITET


Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një njoftim për media, theksohet se këto institucione kishin vendosur të organizonin sesionin shkencor me temën “Ushtria çlirimtare e Kosovës – vlerë kombëtare” më 25 Nëntor 2020, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi është zhvendosur në një periudhë të dytë, kur të normalizohet situata.


Njoftim për MEDIAT
Deklaratë e përbashkët e institucioneve të shkencës dhe kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për UÇK-në.

Në 23-vjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Republikën e Kosovës dhe rreth saj, institucione shkencore e kulturore të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë Veriore, nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët të cilën e gjeni bashkëlidhur në këtë njoftim.

Kohë më pare institucionet që e kanë nënshkruar këtë deklaratë, kishin vendosur të organizonin një sesionin shkencor me temën “Ushtria çlirimtare e Kosovës – vlerë kombëtare” që ishte paraparë të mbahej më 25 Nëntor 2020. Mirëpo, për shkak të masave anti-COVID 19 për parandalimin e kësaj përhapjeje, ky seson është zhvendosur për t’u mbajtur në një tjetër periudhë kur të normalizohet gjendja.

Por deklarata që do të përmbyllte sesionin shkencor është nënshkruar ndërkaq dhe qëndrimin e përbashkët të këtyre institucioneve qendore të shkencës dhe kulturës në tri shtete, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, e gjeni bashkëlidhur.




Skip to toolbar