Lufta ka filluar, rikthehen spiunët rusë – si po rekrutohen personazhet nga Ballkani

BOTA


Nga The Economist

Është e pazakontë për drejtuesit e agjencive të spiunazhit që të tallen hapur me rivalët e tyre. Por muajin e kaluar shefi i CIA-s Bill Burns, nuk mundi të rezistonte duke parë se lufta në Ukrainë kishte qenë një ndihmë e madhe për agjencinë e tij. “Pakënaqësia e madhe [mes rusëve] po krijon një mundësi rekrutimi të një brezi të ri agjentësh për CIA-n” shkroi ai në Foreign Affairs.


“Ne nuk do ta lëmë të shkojë dëm këtë mundësi”. Deklarata mund të ketë prekur nervin e “shërbimeve speciale” të Rusisë, siç i përshkruan vendi agjencitë e tij të inteligjencës.

Spiunët rusë dështuan në përgatitjet për luftë dhe më pas u dëbuan masivisht nga Evropa. Por provat e mbledhura nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara dhe të botuar ekskluzivisht nga The Economist sot, tregojnë se ata po mësojnë nga gabimet e tyre, po riorganizohen dhe po hyjnë në një fazë të re të luftës politike kundër Perendimit.

Vitet e fundit ishin të vështira për spiunët rusë. Në vitin 2020, operativët e FSB-së, shërbimi i sigurisë së Rusisë, dështuan në helmimin e Alexei Navalny, aktivistit të opozitës që vdiq sëfundmi. Ai filloi t’i tallte ata pasi ia kishin përhapur helmin e tipit “Novichok” në të brendshmet e tij.

Më pas, FSB-ja i paraqiti Kremlinit një pamje rozë mbi luftën në Ukrainë, duke ekzagjeruar dobësitë e brendshme të Ukrainës. FSB dështoi të parandalonte agjencitë perëndimore nga vjedhja dhe publikimi i planeve të Rusisë për të pushtuar Ukrainën.

Po ashtu, nuk ishte e gatshme për të ndalur një rebelim të shkurtër nga Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i grupit mercenar Ëagner, vitin e kaluar. SUR, agjencia e inteligjencës së jashtme të Rusisë pati 600 oficerë të dëbuar nga ambasadat në të gjithë kontinentin. Të paktën tetë oficerë “ilegalë” që vepronin pa mbulesë diplomatike, shpesh duke u paraqitur si jo-rusë – u ekspozuan dhe dëbuan.

Pas këtyre dështimeve, Rusia kuptoi se kishte nevojë për një reformism të madh në agjencitë e inteligjencës.

Ky ndryshim i personelit duket se ka prodhuar fushata propagandistike më koherente. Në Moldavi, për shembull, një përpjekje disi e shpërndarë dezinformuese kundër përpjekjes së vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian ishte mjaft efektive vitin e kaluar.

Fushatat që synojnë minimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën janë rritur gjithashtu. Në janar, ekspertët gjermanë publikuan detaje të robotëve që shpërndanin qindra mijëra postime në gjuhën gjermane në ditë nga një rrjet prej 50,000 llogarish gjatë një muaji në X.

Më 12 shkurt, Franca ekspozoi një rrjet të madh faqesh ruse që përhapnin dezinformata në Francë, Gjermani dhe Poloni.

Ndërkohë GRU, agjencia e inteligjencës ushtarake e Rusisë, gjithashtu ka rivlerësuar praktikat e saj. Në vitet e fundit Njësia e saj 29155 – e cila kishte tentuar të vriste Sergei Skripal, një ish-oficer i grushtit, në Salisbury, Britani në vitin 2018 –u ekspozua shumë nga Bellingcat.

GRU arriti në përfundimin se personeli i saj po linte shumë gjurmë dixhitale, veçanërisht duke ekspozuar telefonat e tyre celularë në faqet e lidhura me inteligjencën ruse. Ajo kuptoi gjithashtu se dëbimi i oficerëve të inteligjencës ruse në Evropë e kishte bërë më të vështirë organizimin e operacioneve dhe agjentëve të kontrollit jashtë vendit – një arsye pse pushtimi i Ukrainës shkoi keq.

Tani, agjentët e kësaj njësie nuk mbajnë më telefonat e tyre celularë në punë, por përdorin telefona fiks.

Trajnimi bëhet në një sërë shtëpish të sigurta. Ndërsa gjysma e personelit dikur vinte nga Spetsnaz, forcat speciale të Rusisë, shumica e rekrutëve të rinj nuk kanë më përvojë ushtarake, duke e bërë më të vështirë për shërbimet e sigurisë perëndimore t’i identifikojnë ata përmes fotografive të vjetra ose bazave të të dhënave të zbuluara.

Një degë e veçantë e Shërbimit për Aktivitete të Veçanta, Njësia 54654, është projektuar për të ndërtuar një rrjet ilegalësh duke shmangur gjurmimin.

Rekrutimet bëhen përmes kompanive të tjera, duke i mbajtur emrat dhe detajet e tyre jashtë të dhënave qeveritare, dhe fut oficerët e saj në ministri që nuk kanë lidhje me mbrojtjen ose në kompani private. GRU ka shënjestruar edhe studentët e huaj që studiojnë në universitetet ruse, duke paguar bursa për studentët nga Ballkani, Afrika dhe gjetkë në botën në zhvillim.

Për një shembull tjetër se si spiunët rusë e kanë kthyer disfarën në mundësi, merrni parasysh rastin e Ëagner Group.

Wagner fillimisht shërbeu si një grup nën ndikimin rus, por pa lidhje të dukshme me të, duke ndihmuar autokratët në Libi, Siri dhe gjetkë.

Misioni i mundshëm

Inteligjenca ruse është rikthyer fort pas poshtërimeve të fundit. Javët e fundit Insider, një uebsajt investigativ me bazë në Riga, ka publikuar një seri historish që dokumentojnë spiunazhin dhe ndikimin rus në të gjithë Evropën.

Ato përfshijnë detaje se si një oficer në Bruksel vazhdon të ofrojë pajisje evropiane për prodhuesit rusë të armëve dhe zbulimin se një ndihmës i lartë në Bundestag dhe një anëtar letonez i Parlamentit Evropian ishin të dy agjentë rusë, ky i fundit ndoshta për më shumë se 20 vjet.

“Nuk janë aq keq sa mendojmë ne,” thotë Andrei Soldatov, një gazetar investigativ, i cili mendon se shërbimet ruse janë “rikthyer për hakmarrje”.

Rinovimi i aparatit të inteligjencës ruse vjen në një moment vendimtar në konkurrencën lindje-perëndim. Një raport vjetor i shërbimit të inteligjencës norvegjeze, i botuar më 12 shkurt, paralajmëroi se në Ukrainë, Rusia “po merrte iniciativën dhe po fitonte epërsinë ushtarake”.

Raporti ekuivalent i Estonisë, i publikuar një ditë më vonë, thoshte se Kremlini “po parashikonte një konflikt të mundshëm me NATO-n brenda dekadës së ardhshme”.

Prioriteti për spiunët rusë është të përgatiten për atë konflikt jo vetëm duke vjedhur sekretet, por duke zgjeruar çarjet brenda NATO-s, duke minuar mbështetjen për Ukrainën në Amerikë dhe Evropë dhe duke gërryer ndikimin perëndimor në glob.




Skip to toolbar