Lufta ndaj “armës” ruse në Ballkan, SHBA do të ndihmojë Malin e Zi kundër dezinformimin

BOTA


Shtetet e Bashkuara duan të luftojnë “fjalët” që përdoren si armë në Ballkanin Perëndimor. Këtë e konfirmoi i dërguari dhe koordinatori i posaçëm amerikan për qendrën e angazhimit global, James Rubin, gjatë vizitës zyrtare në Malin e Zi. Zyrtari shprehu gatishmërinë e Uashingtonit që të ndihmojë Podgoricën në luftimin e fushatave të dezinformimit nga Rusia dhe Kina, si dhe në kundërshtimin e kërcënimeve të tjera në hapësirën e informimit.

 “Ne përballemi me një sfidë shumë të madhe. Sekretari Blinken e ka theksuar çdo ditë në mbarë botën se Rusia dhe Kina po tregojnë gënjeshtra dhe manipulojnë informacionet për ne. Ata po shpenzojnë miliarda dollarë në këtë fushatë. Sapo kemi filluar dhe është një sfidë e madhe. Jam këtu në Mal të Zi, në Ballkanin Perëndimor, pasi ky është vendi ku dezinformimi ka ndikim shumë të dëmshëm. Ka helmuar hapësirën informative për njerëzit e këtij rajoni”, shprehet James Rubin, i dërguar dhe koordinator i posaçëm i SHBA-së për qendrën e angazhimit global.


Zyrtari akuzoi Rusinë se po synon destabilizim mes Kosovës dhe Serbisë.

“Rusia po kërkon ta kthejë Ballkanin Perëndimor pas në kohën e konfliktit, por tani ne kemi shumë shpresë. Kemi shumë mundësi për paqe mes kosovarëve dhe serbëve, për një normalizim të marrëdhënieve të tyre. Kjo do të sjellë një të ardhme më të mirë për njerëzit e rajonit. Por nuk do të funksionojë nëse ne nuk punojmë në këtë sfidë të dezinformimit dhe manipulimit të informacionit.”

Reuters shkruan se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, janë nën presionin e vazhdueshëm të propagandës nga Rusia, që është shtuar ndjeshëm pas luftës së nisur në Ukrainë.

Qendra Amerikane ndaj informacione me agjencitë e SHBA-së dhe qeveria e huaja lidhur me fushatat e dezinformimit në rrjete sociale, media dhe uebsajte.

Ndërkohë, zyrtari Rubin pritet që të vizitojë dhe Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut pas Malit të Zi.




Skip to toolbar