Lufta në Ukrainë, dokumentet sekrete të SHBA dhe NATO publikohen online

BOTA


Dokumente top-sekret nga SHBA dhe NATO mbi planet për të forcuar ushtrinë ukrainase në funksion të një ofensive kundër Rusisë janë publikuar këtë javë në rrjetet sociale.

Lajmi është bërë i ditur nga Neë York Times, i cili citon burime nga administrata amerikane.


Pentagoni ka hapur një hetim për rrjedhjen e informacionit në Twitter dhe Telegram, platforma kjo e fundit me mbi gjysmë miliardë përdorues dhe e disponueshme në Rusi.

Sipas burimeve, disa nga dokumentet e publikuara janë modifikuar në disa pjesë nga ato origjinale.




Skip to toolbar