Lufta në Ukrainë, Rusia ka përdorur municione të ndaluara në Kharkiv

AKTUALITET


Në qytetin Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, janë zhvilluar luftime të ashpra disa muaj më parë, ku Rusia raportohet se ka vrarë qindra civilë përmes bombardimeve dhe duke përdorur municione shpërthyese, që janë të ndaluara rreptësisht.

Amnesty International, në një raport thotë se ka gjetur prova që ushtria ruse ka përdorur bomba thërrmuese model 9N210/9N235 si dhe municione shpërthyese, që lëshojnë predha të vogla dhe shpërthejnë në intervale të caktuara.


Përdorimi i këtyre municione është i ndaluar ndërkombëtarisht. Një ekip i BBC në Ukrainë, në disa lagje të Kharkivit, konstatoi shenja të shkaktuara nga këto municione.

Ekspertët thanë se këto foto, ku shihet gjurma e lënë nga shpërthimet, kanë shumë mundësi të jenë shkaktuar pikërisht nga municionet e dyshimta që përmend Amnesty International.

Më shumë se 120 vende kanë nënshkruar më parë një traktat që ndalon përdorimin e këtyre armëve, megjithëse as Rusia dhe as Ukraina nuk e kanë nënshkruar këtë marrëveshje.




Skip to toolbar