Lufta në Ukrainë/ Rusia përshkruan tri kushtet për paqen që nuk do t’i pranojë nga Zelensky 

BOTA



Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov të enjten hodhi poshtë “formulën e paqes” të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky si bazë për bisedime, duke përshkruar tre kushte që Moska nuk do t’i pranojë.


“Është e qartë se Kievi nuk është gati për dialog”, u citua të ketë thënë Lavrov nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti, shkruajnë mediat e huaja.

“Duke parashtruar të gjitha llojet e ideve dhe ‘formulave të paqes’, Zelensky ushqen iluzionin e fitores, me ndihmën e Perëndimit, tërheqjen e trupave tona nga territori rus i Donbasit, Krimesë, Zaporizhzhisë dhe rajonit Kherson, pagesën e reparacioneve nga Rusia dhe dorëziminë në gjykata ndërkombëtare dhe të ngjashme”.

“Natyrisht, ne nuk do të flasim me askënd në kushte të tilla”, shtoi Lavrov.

Ndryshe, Zelensky paraqiti “formulën e paqes” të tij prej 10 hapash gjatë një fjalimi virtual ndaj liderëve botërorë në samitin e Grupit 20 në Bali, Indonezi në nëntor.

“Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërruese ruse duhet dhe mund të ndalet”, u tha Zelensky udhëheqësve të ekonomive më të mëdha në botë, sipas një transkripti të fjalimit të tij.

Dhjetë hapat që ai përshkroi janë: siguria nga rrezatimi dhe armët bërthamore; siguria ushqimore; siguria energjetike; lirimi i të gjithë të burgosurve dhe personave të dëbuar; zbatimi i Kartës së OKB-së dhe rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës dhe rendit botëror; tërheqja e trupave ruse dhe ndërprerja e armiqësive; rivendosja e drejtësisë; luftimi i ekocidit; parandalimi i përshkallëzimit; dhe në fund, konfirmimi i përfundimit të luftës.

Formula e paqes do të “shpëtonte mijëra jetë”, tha Zelensky. “Do të rivendosë vlefshmërinë e ligjit ndërkombëtar. Do të rigjallëroj arkitekturën e sigurisë. Do të rikthejë stabilitetin global, pa të cilin e gjithë bota po vuan. Në thelb – kjo është ajo për të cilën po bashkëpunojnë vendet e ndershme të botës”.

Por, siç vë në pah Newsweek, Rusia ka pohuar se Ukraina duhet të pranojë aneksimin e katër prej rajoneve të saj – Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia – pas referendumeve të rreme të thirrura nga presidenti rus Vladimir Putin.

Nuk mund të ketë një plan paqeje “që nuk merr parasysh realitetet e sotme në lidhje me territorin rus, me hyrjen e katër rajoneve në Rusi”, tha të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ndërkohë në një intervistë me Associated Press të hënën, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se Kievi shpreson të mbajë një “samit paqeje” në shkurt me synimin për t’i dhënë fund konfliktit.




Skip to toolbar