Lufta në Ukrainë, të paktën katër të vrarë nga sulmet ruse në Donetsk

BOTA


Të paktën katër persona janë vrarë dhe 34 janë plagosur më 24 qershor, pasi forcat ruse kryen sulme me raketa në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.

Guvernatori rajonal, Vadym Filashkin, tha se dy raketa të llojit Iskander-M shkatërruan një shtëpi dhe dëmtuan 16 të tjera në qytetin e Pokrovskit.


“Ky është një prej sulmeve më të mëdha ndaj civilëve që është kryer së fundi. Pasojat e plota të tij do të përcaktohen më vonë”, tha Filashkin.

Sipas autoriteteve, në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë.

Më herët gjatë ditës, një tjetër person u vra gjatë granatimeve ruse në qytetin Toretsk të Donjeckut.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2024. Që atëherë, ushtria e Moskës sulmon rajonet ukrainase me lloje të ndryshme armësh – përfshirë dron dhe raketa. Pavarësisht dëshmive të shumta, Moska mohon se sulmon civilët në Ukrainë. /REL




Skip to toolbar