Lufta/ Rusët vrasin 15 persona dhe plagosin 50 të tjerë në ditën e pavarësisë së Ukrainës 

BOTA


Forcat ruse kanë nisur një sulm me raketa ndaj një stacioni hekurudhor në Ukrainën qendrore duke lënë të vdekur 15 persona në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Nga sulmi janë plagosur edhe 50 të tjerë.

Sulmi vdekjeprurës i ditës së sotme erdhi pas paralajmërimeve nga presidenti Volodymyr Zelensky se rusët mund të kryenin sulme në ditën e pavarësisë.

E mërkura është festë kombëtare në Ukrainë që përkujton shpalljen e pavarësisë së vendit nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Ndërsa ka hyrë në muajin e gjashtë të pushtimit rus.



Skip to toolbar