“Luftë” edhe në Këshillin e Sigurimit, Izraeli kërkon sanksione; Irani: I hodhëm raketat për mbrojtje!

BOTA


Në Këshillin e Sigurimit , i cili u mblodh herët të hënën (15/04), u diskutua “lufta” Izrael-Iran, me ambasadorin izraelit që kërkoi vendosje të sanksioneve.

Ndërsa iranianët nga ana e tyre u përgjigjën duke thënë se sulmet e tyre ishin “të ligjshme” dhe se synimi i tyre është mbrojtja e vendit.


“Këshilli duhet të veprojë,” tha ambasadori izraelit Gilad Erdan gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit.

Këshilli i Kombeve të Bashkuara u mblodh urgjentisht, pas sulmit të Teheranit me dronë dhe raketa. Ambasadori izraelit kërkoi në veçanti “vendosjen e të gjitha sanksioneve të mundshme kundër Iranit para se të jetë tepër vonë”. Irani, nga ana tjetër, insiston se ka të drejtë për vetëmbrojtje , duke thënë se “nuk kishte zgjidhje tjetër”.

Irani “nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ushtronte të drejtën e tij për vetëmbrojtje”, tha ambasadori i Republikës Islamike në OKB, Amir Said Iravani, gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit.

“Këshilli i Sigurimit neglizhoi detyrën e tij për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare” kur nuk dënoi bombardimin e 1 prillit të konsullatës iraniane në Damask dhe “në këto rrethana, Republika Islamike e Iranit nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ushtronte të drejtën për të legjitimuar mbrojtjen”, tha diplomati iranian, duke siguruar se Teherani nuk po kërkon përshkallëzim. Sakaq ambasadori i iranit theksoi se vendi i tij do të reagojë me forcë ndaj “çdo kërcënimi apo sulmi”.

Këshilli i luftës i Izraelit vendosi të “përgjigjet”

Disa orë më parë këshilli i luftës vendosi që t’i përgjigjej sulmeve iraniane. Raportet duan që përgjigja të vijë brenda 24 deri në 72 orët në vijim, pavarësisht se amerikanët e kanë bërë të qartë se nuk do të marrin pjesë në hakmarrje me Izraelin që tashmë po përgatitet.

Megjithatë, një zyrtar izraelit i cili foli për NBC News në kushte anonimiteti tha se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit iranian, por nuk janë marrë vendime përfundimtare për madhësinë ose kohën e përgjigjes.

Praktikisht kjo do të thotë se rreziku i ndezjes së luftës në rajon është i dukshëm dhe pasojat do të janë ndërkombëtare dhe kanë të bëjnë me gjeopolitikën, ekonominë dhe migracionin. Zyrtari Daniel Haggari në një konferencë për shtyp zbuloi se planet për veprime sulmuese dhe mbrojtëse janë miratuar pas sulmit të mbrëmshëm nga Irani.

“Në dy orët e fundit kemi miratuar planet operative si për aksionin sulmues ashtu edhe atë mbrojtës. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë shtetin e Izraelit dhe së bashku me partnerët tanë do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë Lindjen e Mesme”.

“Plani i tyre (iranit) dështoi,” shtoi ai.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad tha se pavarësisht parandalimit të sulmit, operacioni ushtarak nuk ka përfunduar dhe Izraeli duhet të përgatitet për çdo skenar.

Amerikanët po përgatiteshin rreth dy javë për sulmet iraniane Në të njëjtën kohë, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë zbuluan: “Ne filluam përgatitjen për këtë sulm pothuajse dy javë më parë kur kishte indikacione se Irani po përgatitej për një sulm të madh. Ky incident dëshmon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Izraelit – nuk ka dyshim se ne do të ndërhyjmë kur të sulmohen. Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur Izraelin, por nuk do të jemi pjesë e asnjë përgjigjeje që ata ndërmarrin. Kjo është politika jonë”.

Për të përfunduar: “Izraeli e ka bërë të qartë se nuk kërkon të përshkallëzojë situatën ose të shkaktojë konflikt në rajon – ai kërkon vetëm të mbrohet – dhe ne po shqyrtojmë përgjigjen tonë”.

Izraeli u sulmua nga një valë dronësh dhe raketash në sulmet e para të drejtpërdrejta të Iranit në territorin e tij Sulmi përfshiu më shumë se 300 dronë dhe raketa – shumica dërrmuese u kapën , tha ushtria izraelite.

Një raketë balistike goditi bazën ajrore Nevatim në jug të vendit, duke shkaktuar dëme të vogla , thanë zyrtarët Irani tha se sulmi ishte një përgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës në një kompleks diplomatik iranian në Siri në fillim të këtij muaji.

Teherani paralajmëroi gjithashtu nëse Izraeli hakmerret, përgjigja e tij e ardhshme do të jetë  më e madhe. Kryeministri Benjamin Netanyahu mblodhi një kabinet lufte për të diskutuar sulmin, i cili u dënua  nga liderët globalë duke përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden, kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.

Presidenti i SHBA ka organizuar një takim online të liderëve të G7, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka këmbëngulur se nuk dëshiron të shohë përshkallëzimin e krizës në Lindjen e Mesme.




Skip to toolbar