Lulzim Basha sot në ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla

Më të fundit


Kreu i PD, Lulzim Basha do të jetë sot i ftuar në emisionin ‘Real Story’, të gazetarit Sokol Balla.

Fushata elektorale, grumbullimet në kohë pandemie, programi elektoral i PD, kandidatët si edhe pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit do të jenë në qendër të debatit të mbrëmjes.


Cili është qëndrimi i kreut të opozitës për grevën e Albcontrol në Rinas?
Çfarë parashikon vetingu në politikë i paralajmëruar prej tij, dhe cili është plani për konfiskimin e pasurive të zyrtarëve?

Cili është plani i Lulzim Bashës dhe aleatëve për pandeminë, nëse do të drejtojë vendin pas 25 prillit? Çfarë do të ndodhë me procesin e vaksinimit.

Për këto e të tjera, Lulzim Basha përgjigjet sot në ‘Real Story’ përballë gazetarit Sokol Balla, dhe një paneli analistësh. Debati sot në mbrëmje në 21:00 në News24.




Skip to toolbar