Vetëm gjatë tre muajve të fundit në kryeqytet 144 persona kanë mashtruar shtetas të ndryshëm, me qellim zhvatjen shumave të ndryshme të parave.
Por ndërsa forma tipike e mashtrimit shfaqet ajo e premtimit, një fenomen i ri ka lindur së paku dy vitet e fundit. Mashtrimi përmes shërbimeve që në të vërtetët nuk kryhen. Në një rast, mashtruesi një hidraulik me banim në Paskuqan u pagua për të kryer riparimet ne një banesë.
Por referuar kallëzimit në prokurori që abc neës ka lexuar, hidrauliku nuk përfundoi punimet e kërkuara dhe klienti i zhgënjyer kërkoi hetime për akuzën e mashtrimit ndaj 57-vjeçarit . Shërbimet e tjera për të cilat klientët kanë kërkuar hetime për mashtrim klasifikohen edhe ato ndaj mjekëve estetistë siç është rasti i një 23-vjeçare që akuzon mjeken se injetikitmi me botokos nuk ka dhënë rezultat e pritura. Të gjitha këto denoncime janë nën hetim nga prokuroria e Tiranës.
Ndërkohë qe rasti më i fundit lidhet me këngëtaren e njohur Bleona Qerreti e cila e shqetesuar nga mos përmbushja e kontratës prej arkitektes kërkoi hetime mbasi e denoncuara ka mashtruar në lidhje me pagesat për arredimin e banesës se prindërve të Qerretit.
Behet fjale per nje konflikt pagesash mes kengetares dhe arkitektes, por pas veprimeve hetimore prokuroria ka dalë në perfundimin se nuk ka veper penale dhe I ka kërkuar gjykatës të pushojë hetimet./abcnews.al