Nëntë shtetas francezë janë të zhdukur ose të mbajtur peng pas sulmeve të Hamasit në Izrael. Lajmi njoftohet nga presidenti francez, Emmanuel Macron, pas takimit me të afërmit e shtetasve francezë të vdekur dhe të zhdukur në Izrael.
Pas mbërritjes së tij, Macron u takua me 30 të afërm të 18 shtetasve francezë të vrarë ose të zhdukur që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, duke përfshirë familjen e Mia Schem, një gruaje 21-vjeçare franko-izraelite e cila u shfaq në një video të publikuar nga Hamasi.
“Ne jemi të lidhur me Izraelin nga pikëllimi,” tha Macron, i cili mbërriti në Tel Aviv të martën në mëngjes.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ndodhet që në mëngjes në Izrael , ku u takua me homologun e tij izraelit, Yitzhak Herzog. Ai theksoi se ajo që ka prioritet absolut është kthimi i të rrëmbyerve të mbajtur robër nga Hamasi në Rripin e Gazës. Sipas presidentit francez, vendi i tij qëndron në krah të Izraelit dhe do të bëjë gjithçka për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në rajon.