Majko i përgjigjet Berishës: PD ka marrë para ruse, merru me shikoni patronazhistët e San Peterburgut

Më të fundit


Deputeti Pandeli Majko iu përgjigj Sali Berishaës lidhur me akuzën për patronazhistët e Partisë Socialiste. Sipas Majkos, në vend që të merren me patronazhistët e PS-së, demokratë duhet të merren me akuzën për marrjen e parave ruse.

“A e aktivizon Shqipëria nenin 4 apo jo, është diskutim i hapur. Besoj se edhe Berisha ndan të njëjtin opinion që akti i Iranit është një akt terrorist. Berisha ka pasur të drejtë kur shumë kohë më parë i kërkonte qeverisë shqiptare të shkëpuste marrëdhëniet diplomatike me Iranin.


Sot nuk ka pse kërkon që qeveria të ketë një sjellje ndryshe. Në Shqipëri sot opozita po ripërsërit çështjen e patronazhistëve të PS-së. Unë jam dakord që opozita të ketë reflektime të natyrave të ndryshme lidhur me patronazhistët e PS.

Para se të merreni me patronazhistët e PS është mirë të merreni me patronazhistët e San Peterburgut. Kjo është një çështje që ka prekur thellësisht disa parti në vende të BE-së dhe anëtare të NATO-s.

E mirëkuptoj faktin që drejtuesit e PD që janë në godinë aktualisht po e auditojnë, por kjo më duket ende histori e debatit të brendshëm në PD. Ajo që duhet të trajtohet shumë seriozisht është fakti se Shqipërisë nëpërmjet një partie i është prekur siguria kombëtare”, tha Majko.




Skip to toolbar