Makina del nga rruga, përplaset me pemën, ndërron jetë 17-vjeçari

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Gjirokastrës, ku për pasojë një 17-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë.

Një automjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë në afërsi të ish-fabrikës së këpucëve në Gjirokastër. Goditja ka rezultuar fatale, pasi drejtuesi i mjetit, shtetasi Myftar Xhebro, nga Nivica e Tepelenës, ka humbur jetën.


Policia njofton se mjeti nuk ishte në pronësi të 17-vjeçarit. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.




Skip to toolbar