Makina humb kontrollin në Durrës/ Kalon trafikndarësen, aksidenton biçiklistin e këmbësorin dhe përplaset me lavazhin

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me unazën e qytetit. Një automjet i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biciklist, një këmbësorë, një motor dhe një automjet të parkuar, për tu përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.


Për pasojë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri kanë marrë dëmtime duke u dërguar për në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Ne vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri ne përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit te automjetit për shkak të shpejtësisë./abcnews.al




Skip to toolbar