Makina përplas motorin në Fier, një person i plagosur rëndë

AKTUALITET


Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në Fier. Mësohet se një makinë është përplasur me një motor, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.

Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital.


Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës artistike të qytetit. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.




Skip to toolbar