Makina ra në humnerë dhe shpërtheu në flakë, vdes drejtuesi i mjetit në Gjirokastër

AKTUALITET


Një aksident me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari ka ndodhur pak momente më parë në aksin Kardhiq-Delvinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20 në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të Skërficës, ku dyshohet se 31-vjeçari (shtetas i huaj) ka humbur kontrollin mbi drejtuesin e mjetit tip kamion me të cilën po transportonte çimento.


Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.




Skip to toolbar