Dronë pa pilot do te fillojne te prodhohen nga Mali i Zi ne bashkepunim me nje kompani nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Sipas autoriteteve malazeze kjo nisme eshte ne vazhden e punes qe po bene qeveria per te forcuar industrine vendase te mbrojtjes ndersa seria e pare e ketij prodhimi do te dhurohet ne Ukraine.
Mali i Zi – anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian – i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake prej 11.3 milionë eurosh që nga fillimi i pushtimit, ka strehuar qytetarë ukrainas dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Ende nuk eshte bere publike se kur do te filloj prodhimi i tyre dhe as sa para do te ndahen per kete qellim, megjithate ajo qe dihet eshte se marrëveshja me SHBA kap vleren e 15 milione dollareve dhe do të mbështetet nga administrata amerikane e udhëhequr nga presidenti Donald Trump.
Ambasada e SHBA-së në Mal të Zi ka reguar publikisht, duke thene se Qeveria amerikane i inkurajon të gjitha vendet partnere të investojnë dhe të bashkëpunojnë me kompanitë amerikane, ndersa ku ka kujtuar qendrimin e presidentit Trump se vendet anetare te NATO-s duhet te rrisin shpenzimet per mbrojtjen nga se paku 2 perqind ne 5 perqind te prodhimit te brendshem bruto.
Aktualisht, Qeveria e Malit te Zi është duke punuar në një projektligj për prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, i cili duhet të jetë gati deri në fund të vitit.
Në këtë iniciativë marrin pjesë tetë ministri, Agjencia për Aviacion Civil dhe Aeroporti i Podgoricës.