Mali i Zi, me një shesh “Skënderbej” të ri/ Veliaj inspekton punimet në komunën Tuz: Vokacioni ynë, thellësisht perëndimor

AKTUALITET


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë vizitës së tij në Malin e Zi inspektoi punimet për ndërtimin e Sheshit “Skënderbej” në Komunën Tuz, me financimin e Bashkisë së Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj falënderoi komunën e Tuz për bashkëpunimin, ndërsa theksoi se vokacioni i Shqipërisë është thellësisht perëndimor, evropian dhe euroatlantik.


“Republika e Shqipërisë nuk ka harruar problematikat e ardhura nga Lindja, flas nga politika. Vokacioni ynë është thellësisht Perëndimor, evropian, euroatlantik. Vokacioni i Ballkanit Perëndimor është drejt Perëndimit. Ky është mesazhi ynë.

Ndihem mirë që ai kontribut që dhamë për sheshin “Skënderbej” ka shkuar në vendin e duhur. Është një punë e bërë me cilësi dhe jam vërtet mirënjohës që atë donacion të bashkisë e keni zbatuar. E vlerësoj mikpritjen. Sa herë që vini në Tiranë më bëhet zemra mal. Faleminderit dhe mirënjohje për respektin.”, tha Veliaj. /abcnews.al




Skip to toolbar