Manastirliu: Dyfishojmë kapacitetet për COVID-19, urgjencat kirurgjikale do të kryhen te Trauma

AKTUALITET


Aktualisht, 30% të kapaciteteve në dy spitalet COVID janë të lira, dhe mendohet të dyfishohen shtretërit në qoftë se do të ketë nevojë.

Shifrën e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një vizite në spitalin universitar të Traumës. Dyfishimi i 500 shtretërve që disponojnë aktualisht 4 spitalet COVID në kryeqytet do të mundësohet nga “përfshirja e disa spitaleve rajonale”.


Duke folur për Spitalin e Traumës, Manastirliu tregoi se urgjencat kirurgjikale gjatë periudhës vjeshtë- dimër, edhe ato të” Nënë Terezës” dhe “Shefqet Ndroqit”,  do të kryhen pikërisht këtu. “Kjo, pas eksperiencës së mirë në muajt e epidemisë, ku nuk pati vatra të infektimit në këtë spital”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.




Skip to toolbar