Manja: Reforma në drejtësi është në fazën e konsolidimit

Më të fundit


Në prezantimin e Hartës së re gjyqësore, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh se Reforma në Drejtësi është në fazën e konsolidimit.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi gjithashtu se riorganizimi gjyqësor duhet të kryhet me faturën më të vogël financiare.


‘Reforma në drejtësi është në fazën e konsolidimit. Nëpërmjet  kësaj pakete krijuam mekanizma për rritjen e gjykatave. Qeveria shqiptare ka dhënë kontributin e saj për reformën në drejtësi. Kemi ngritur një sistem pagash në nivele dinjitoze.

Tashmë është koha që me investimet që kemi kryer për sistemin gjyqësor të përkthehen në përfitime për qytetarët. Duhet të garantojmë që qytetarët të marrin drejtësi. Harta e re gjyqësore është një nga instrumentet kryesore. Rishikimi i hartës është një proces i diktuar nga realiteti i sistemit gjyqësor në vend për të garantuar ruajtjen e një balance të drejtë dhe mundësinë e aksesit në drejtësi”, tha Manja.




Skip to toolbar