Manja: Reforma në drejtësi nuk është vetting dhe SPAK, por një ansambël i tërë organesh

AKTUALITET


Në takimin e zhvilluar në kuadër të “Ditës së Drejtësisë”, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se qeveria mbështet pa rezerva institucionet e drejtësinë.

“Ma bëni hallall se gjyqtarët nuk i kanë qejf fjalimet e gjata, por do bëjmë si do bëjmë. Pa një drejtësi që mbron të drejtat dhe liritë e qytetarit nuk do kemi kurrë demokraci dhe zhvillim ekonomik. Nuk mund të lë pa përmendur reformën në drejtësi që dita ditës po konsolidon veten dhe po kthen besimin te qytetarët.


Sa na takon si qeveri dhe si shumicë parlamentare, do të mbështesim pa rezerva konsolidimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të një drejtësie të pavarur. Fakt që sot kemi një sistem drejtësie me një arkitekturë moderne. Kemi ende sfida me të cilat përballemi çdo ditë. Sistemi i drejtësisë të funksionojë si një i tërë, kur flitet për ecurinë e reformës në drejtësi perceptimi shkon te SPAK.

Reforma në drejtësi nuk është vetting dhe SPAK por një ansambël i tërë organesh që kanë për mision kushtetues dhënien e drejtësisë. Në përfundim kam një falenderim dhe një ftesë. Falenderim për punën e mirë që kemi bërë deri tani me konsolidimin e drejtësisë së re. Ftesa e sinqertë është që të vijojmë punën e mirë që kemi bërë deri tani. Presim nga drejtësia të bëjë drejtësinë e munguar prej kohësh”, tha ai.




Skip to toolbar