Maradona “sfidon” Koronën. Ikën, por 2020 do quhet viti i Tij

#NËRADAR


Një lajm tronditës është publikuar para pak çastesh në mediet argjentinase. Legjenda e futbollit botëror dhe një nga më popullorët në të gjithë globin, është ndarë nga jeta pasditen e sotme.

Para disa ditësh ai kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në një shtëpi pranë dy vajzave të tij.


Por jo gjithçka shkoi mirë sepse sipas raportimit të Clarin në Argjentinë, legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë  e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre. Maradona më 30 tetor festoi 60-vjetorin e lindjes.

Maradona ishte 20 vjet më i ri se Pele’ (ylli brazilian edhe ai mbushi 80 vjec pak ditë më parë, por gjerësisht edhe sot, mes brazilianëve dhe argjentinasve, por dhe tifozëve në gjithë botën, nuk gjen ende përgjigje pyetja: kush ishte më i miri nga të dy?

Pele’ fitoi tre kupa Bote, Maradona 1, por ndërsa ylli brazilian nuk luajti kurrë në Europë, Diego drithëroi stadiumet e Spanjës dhe të Italise, ku ai “militoi” me Barcelonën, Seviljen dhe Napolin. Jeta e tij e trazuar private (shumë djem e vajza pretendojnë sot se janë fëmijët e tij, sidomos në Napoli), nuk perëndoi dot kurrë magjinë që ai krijonte kur prekte topin. Në 1986, kur drejtoi Argjentinen drejt titullit të dytë botëror në futboll, Diego, ishte dirigjenti i fitores dhe politike mbi Anglinë, me të cilën Argjentina ishte në luftë për Ishujt Malvine, apo Falkland. Në ate ndeshje ai realizoi atë që pranohet si goli më i bukur në Botë. Diego dribloi 9 lojtarë britanikë derisa shënoi në portën e Piter Shilton. Por po në atë ndeshje, ai realizoi golin me kontravers të të gjitha kohërave, një gol me dorë, që i shpëtoi vemendjes së gjyqtarit. Një simbol i dualitetit të tij të natyrshëm mes të bukurës dhe të diskutueshmes. Kur e pyetën pas ndeshjes ai buzeqeshi dhe tha: ishte dora e Zotit! Një gjë sot është e padiskutueshme, nëse Zoti do luante futboll, me siguri do zgjidhte bluzën e Diego Armando Maradonës!




Skip to toolbar