Mark Marku rrëfen pse pranoi të bëhet drejtues politik i PD në Lezhë: Isha i vendosur të mos përfshihesha

AKTUALITET



Pedagogu i gazetarisë Mark Marku ka rrëfyer në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 se pse pranoi të bëhet drejtues politik i PD në qarkun e Lezhës.

Marku e pranon se prej vitesh ka pasur bindjen që mos i rikthehet më politikës, por 2-3 javët e fundit sipas tij lindi një ide e domosdoshme ose e nevojshme, ndikuar dhe nga ofertat që ka pasur nga zona prej nga ka dhe origjinën.


Ai thekson se këtë lëvizje e ka bërë sepse është i bindur se në këtë moment duhet ndryshuar forma e qeverisjes.

MARK MARKU: Nuk e shpjegoj se do ishte pak delir çfarë mendojnë të tjerët. Njëra ka të bëjë me sjelljen time. Është krijuar përshtypja që edhe unë e kam pas, nuk do merrem më me politikë, dhe do i përkushtohem karrierës profesionale, jetës publike. Të forta 8 vjet opozitë e fortë. Për shkak të natyrës dhe karakterit. Mund të jetë mirë a keq, s’pajtohem me gjëra, hesht, nuk e kam natyrën time.

Për shkak të kësaj është bërë surprizë. Me thënë të drejtën, e kam deklaruar, e vërtetë është që s’kam ndonjë interes politik në kuptimin e karrierës politike, por mbaj qëndrime.

Legjitim shqetësimi. Nuk është shqetësim pse unë jam në politikë, por kriminelë e banditë që s’e kanë statusin tim. Nuk apragjyk askënd. Isha i vendosur mos përfshihem. Por në momentet e fundit, 2-3 javët e fundit, pavarësisht se kam pasur oferta prej vitesh. Në momentet e fundit ishte një ide e domosdoshme, kemi nevojë etj etj. Kërkesa ka pasur dhe nga zona.

PYETJA: Ka qenë reflektimi i Bashës, që nuk iu përfshiu në 2017?

MARK MARKU: Nuk pranova vetë atëhere. E kam marrë vendimin pa brerje ndërgjegjie, por me hezitim. Isha komod në pozicionin tim, asnjë lloj përmbushje publike, apo nevojë materiale. Në këtë kuptim, por unë por kam marrë një vendim duke u nisur mbi mënyrën si funksionoj unë. Duhet, do t’a bëj. Një njeri që mendon se duhet ndryshuar një formë qeverisje duhet të kalojë rubikonin. Nuk duhet ta shes këtë sikur po bëj sakrificë të madhe. Po bëj një gjë që duhet. Jam i bindur se në këtë moment duhet ndryshuar forma e qeverisjes.

Unë jam person që, çfarë të thuash, kemi bërë punë të mira, s’mund të thuhet. Unë jam i bindur, thashë me vete, ok po bëj këtë, po kontribuoj dhe nuk më ka shkuar mendja, si të jem në Komision, si mos isha. Do isha shumë keq nëse në listën e PD të ketë emra që unë paguaj kosto duke qenë aty.

Ideja që të thyhet, duhet të bësh dhe bëje sepse sa më kritike të jetë media, sa më shumë të ketë një forcë politike, aq më mirë është qeverisja.