Marrëveshja, dy komisione hetimore/ Minxhozi: E fituar pala e pushtetit, opozita merr disa dafina të kota! Zheji: Kompromisi u arrit sepse…

Më të fundit


Partia Socialiste është dakodëruar me “Rithemelimin” për ngritjen e dy komisione hetimore.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Skënder Minxhozi u shpreh se nuk e ka parë si një sukses të arritur nga Gazment Bardhi.


Gjithashtu Minxhozi theksoi se me një kaos të tilli në Kuvend nuk mund të vazhdohej më.

“Nga mbledhja e fundit grupit parlamentar të PD doli tharmi i sherrit që ka futur kjo ngjarje brenda PD së sotme dhe Rithemelimit sepse sot Basha është i heshtur dhe nuk flet. Reagimi mes Tritan Shehut dhe Nallbatit, ku Tritan Shehu shprehej me fatin e Berishës si do t’ja bëjmë? Edhe Salianji sheh një risk për arsye të vetat personale, ku në këtë negociatë të pabarabartë del e fituar pala e pushtetit dhe opozita merr disa dafina të kota dhe rezultati në fund do të jetë ai që do të dëshirojë Rama. Mendoj që nuk është fare sukses i Gaz Bardhit kjo e sotmja. Ndërkombëtarët e kemi parë pakënaqësinë e tyre. Me bilbila nuk shkohet larg. Kaloi buxheti për katër minuta. Me atë lloj tymi apo bilbila nuk i shkonte më kjo situatë. Vetë opozita që kishte për detyrë dhe që do të duhej t’i bënte oponencë buxhetit nuk e bëri fare sepse u mor me bilbila. Unë sa herë shoh Ramën me Berishën që bëjnë paqe nuk kam sensacione të mira”, tha Minxhozi.

Nga ana e tij ana e tij analisti Artur Zheji nënvizoi se një kompromis i tillë u arrit sipas tij për faktin se palët janë lodhur nga kjo situatën.

“Ky kompromis u arrit sepse palët janë lodhur të dyja. Gjithë kjo u bë dhe çfarë u fitua? Asgjë. U bë edhe protesta me qindra persona dhe pjesa gri u largua gjithmonë e më tepër nga kauza opozitare. Nuk po flas vetëm për Metën. Por edhe shoqëria civile qëndruan në cep. Pra u anatemua Basha, u tha Rama ik dhe në një moment të caktuar dikush apo disa, kanë sugjeruar që të mos vazhdohet më kështu. Mendoj që janë këshilluar mirë që ta ndërpresin këtë. Por edhe ndërkombëtarët besoj i kanë thënë mazhorancës, menaxhoje situatën”, tha Zheji.




Skip to toolbar