Marrëveshja me Serbinë, Trump dërgon në Kosovë “krahun e tij të djathtë”

AKTUALITET


John Bolton, Këshilltar për Sigurinë i presidentit amerikan, Donald Trump do të vizitojë Kosovën.

Nëse ka një person që po investon më shumë se të gjithë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ai është John Bolton, Këshilltar për Sigurinë i presidentit amerikan, Donald Trump.


Bolton njihet si krahu i djathtë i presidentit Trump dhe është ndër të paktët që e di si punon Shtëpia e Bardhë, pasi ka shërbyer në çdo administratë republikane që prej vitit 1981.

Kohë më parë Bollton është takuar me Daçiç ku kanë folur për Kosovën. Në këtë takim Bolton ka thënë se gjetja e kompromisit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është prioritet në listën e aktiviteteve të punëve të jashtme të administratës së Presidentit Donald Trump.

Disa mund të jenë skeptik por SHBA është shumë më efikase se BE. Në vitin 2017, Washingtoni deklaroi vendosmërinë për zgjidhjen e çështjes mes Shkupit dhe Athinës. Dhe ia dolën. Çështja u zgjidh pas 27 vitesh pritje.

Vlen të theksohet se në fund të muajit gusht apo në fillim të shtatorit, siç ka raportuar Gazeta Metro, një delegacion me emisarë amerikanë i udhëhequr nga Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton pritet që të vijë në Kosovë, e ku pikërisht dialogu me Serbinë do të jetë çështja kryesore e takimeve që do të zhvillojnë me zyrtarët kosovarë.




Skip to toolbar