Masa për protestën e “Foltores”/ Angazhohen 1100 policë, të martën bllokohen disa rrugë

AKTUALITET


1100 forca policie do të jenë në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita  të martën në orën 17:30.

Drejtuesit e policisë janë mbledhur për të përcaktuar masat e sigurisë ku si në çdo protestë do të krijohet kordon me efektivë përpara kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.


Në terren do të jenë edhe forcat RENEA. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë. Disa segmentet rrugore do të bllokohen 2 orë përpara nisjes deri në përfundim të saj.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri” janë rrugët që do të bllokohen sipas masave të hartuara nga policia e shtetit.




Skip to toolbar