Masakër në SHBA, ekzekutohen me breshëri plumbash 3 policë dhe plagosen 5 të tjerë

BOTA


Një masakër ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në shtetin amerikan të Kentucky, ku tre policë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën, pasi një burrë hapi zjarr ndaj tyre, ndaj të cilit ata u përpoqën të kryenin një urdhër arresti.

Sulmuesi është 49-vjeçari Lance Stortz, i cili u arrestua në shtëpinë e tij në Allen, Floyd County, pas një përplasjeje disa orëshe me policinë.


Sipas raportimeve, oficerët shkuan në shtëpinë e Stortz për një raportim për dhunë në familje, kur ai qëlloi me të shtëna të shumta drejt tyre, duke vrarë tre oficerë dhe një qen policie.https://www.youtube.com/embed/EG3_DmreZjU

Gjatë të shtënave janë plagosur pesë policë, ndërsa identiteti dhe shkalla e plagëve të tyre ende nuk janë bërë të ditura.

Guvernatori i Kentuckyt, Andy Beshear, shkroi në Twitter se Floyd County kishte pësuar një humbje të tmerrshme.

“Ky është një mëngjes i vështirë për komunitetin tonë. Këta heronj sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur popullin tonë”, ka shkruar Beshear.

Storz është në paraburgim për shumë akuza, duke përfshirë vrasjen e një oficeri policie dhe tentativë për vrasje të një oficeri policie.

Ai është deklaruar i pafajshëm dhe po mbahet me kusht 10 milionë dollarë dhe do të kthehet në gjykatë më 11 korrik.




Skip to toolbar