Masakër në zemër të Nju Jorkut, vriten katër persona, mes tyre një polic

BOTA


Një sulm me armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Midtown Manhattan, ku një person ka qëlluar për vdekje mbi 4 qytetarë, mes të cilëve edhe një polic.

Ngjarja nisi në hollin e kullës Park Avenue në Midtown Manhattan, më pas u zhvendosën në zyrat e katit të sipërm të një kompanie menaxhimi, ndërsa autori i sulmit është ngjitur me ashensor për në katin e 33-të ku kreu edhe vetëvrasje.

Autori është identifikuar si 27-vjeçari Shane Tamura nga Las Vegasi, me një historik të gjatë me sëmundjen mendore. Shefja e Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch, bëri me dije se Tamura ka udhëtuar me makinë drejt Nju Jorkut pak ditë përpara aktit tragjik.

Besohet se personi i armatosur ka vepruar i vetëm dhe hetuesit ende nuk kanë përcaktuar një motiv të mundshëm për të shtënatGjakderdhja mori fund kur personi i armatosur qëlloi veten për vdekje në gjoks”, u tha Tisch gazetarëve.



Skip to toolbar