Masakra e Lushnjes, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun

AKTUALITET


Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun, të akuzuar për masakrën e Lushnjes e ndodhur në Shtator të vitit 2017 ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Shënjestër e atentatit, sipas SPAK, ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, i cili mundi të shpëtonte, por nga breshëria e armëve u vranë Hoxha dhe Latifi.


Aktualisht Laert Haxhiu është i arrestuar në Greqi në pritje të vendimit për ekstradim në Shqipëri me kërkesë të autoriteteve shqiptare.




Skip to toolbar