Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burg përjetë për Fran Marashin i akuzuar për ngjarjen e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”, ku u vranë 5 punonjës policie.
Më herët, gjykata e Lartë kishte vendosur rigjykimin e dosjes së ndodhur 28 vite më parë.
Pas arrestimit dhe ekstradimit të tij, Fran Marashi pretendoi se nuk i janë respektuar të drejtat dhe liritë themelore për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit në mungesë.
Ai pretendoi se nuk ka pasur dijeni për procesin gjyqësor që është bërë në vitet 2000 dhe kërkoi rigjykim.