Masakroi gruan me çekiç, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Itali 

AKTUALITET


Gëzim Alla, muratori shqiptar që vrau bashkëshorten 38-vjeçare me çekiç është dënuar me burgim të përjetshëm.

Ngjarja kriminale ndodhi më 18 Prill 2021 ku Gëzim Alla goditi me çekiç gruan e tij Dorina Alla , në Pove del Grappa, në provincën e Vicenza-s.


Fëmijët e mitur të çiftit ishin fshehur nga frika postë krevatit në dhomën e tyre kur ndodhi krimi makabër.

Gjykata gjithashtu e dënoi 53-vjeçarin me dëmshpërblim pasuror. Ai do të duhet të paguajë 100 mije euro për çdo fëmijë.

Gjykata urdhëroi edhe heqjen e përgjegjësisë prindërore




Skip to toolbar