“Maxhoranca nuk e do Zgjedhoren”/ Mediu: Sistemi proporcial me lista të hapura, propozim i yni. Nazarko: Po i kontribuoni qeverisë

AKTUALITET


Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu theksoi se maxhoranca nuk e do Reformën Zgjedhore. I ftuar në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, theksoi se ka qenë propozim i tyre sistemi proporcional me lista të hapura ndërsa shtoi bashkëkryetari duhet të jetë një figurë që garanton konsensusin.

“Rama nuk e do reformën zgjedhore. Ajo që ka bërë me mekanizmin e lëvizjes së brendshme. Ka edhe një gjë tjetër, mund të mos ketë vlerë bashkëkryetari. Kam propozuar që të mblidhen deputetët e opozitës dhe të gjejmë me konsensus se kush është kryetari. Nëse bashkëkryetari nuk vendos veton për një veprim të njëanshëm dhe ky vendim shkon në Kuvend, bëhen numra, atëherë ai nga procesi quhet legjitim në një kohë kur nuk është legjitime. E drejta e vetos është për këtë element. Nuk jam kundër as Enkelejdit, apo Oerdit. Kam thënë që për mua duhet një figurë që garanton konsensusin opozitar. Deri tani nuk e garanton. Basha del edhe thotë se ka çuar amendamentin. Kam dy vjet e ca që kam çuar për koalicionet, për emigrantët, listat e hapura dhe nuk janë diskutuar në komision. Çështja e sistemit është diskutuar kur ka qenë në tryezë në 2011 edhe Berisha edhe Rama dhe nuk u bë. Basha është me idenë tonë, proporcionali kombëtar me lista të hapura është një propozim i hershëm i yni, por ajo që ka mangësi propozimi i Bashës është që nuk vlerëson idenë e krijimit të koalicioneve paraprake si një shkelje e rëndë që i është bërë demokracisë shqiptare. “, u shpreh Mediu.

Nga ana tjetër, analisti Mentor Nazarko theksoi se në një kohë kur opozita nuk gjen konsensus për bashkëkryetarin e reformës, nuk do të arrijnë as komision dhe as ferederatë të opozitës. Ai thotë se me veprimet që bën opozita, në fakt i shërben vetëm qeverisë.

“Edhe partitë e vogla dhe vetë PS-ja i shërbejnë status quosë në mënyrën e tyre. PS duket qartë që nuk është e interesuar për ndryshim të Kodit Zgjedhor dhe e ka lënë topin tek pjesa opozitare dhe kjo e fundit, siç e vumë re me Shehin, kishin divergjenca. Mediu është për koalicion parazgjedhor dhe ai thotë për paszgjedhor. Pastaj me Bashën pajtohen për nevojën e një propocionali kombëtar. Në kushtet kur nuk gjeni dot emëruesin e përbashkët që në komisionin bipartizan të keni një njeri që të jetë përfaqësues i të gjithë ndjeshmërive, atëherë nuk do të arrini dot as komisionin por as federatën dhe PS do të mbajë atë Kod Zgjedhor. Cili është mesazhi i Amerikës, ta interprertoj së jashtmi, është që për shkak të asaj që po ndodh në Ukrainë, të inkandenshencës që vihet re në Ballkan me përplasjen Kosovë-Serbi neve do t’i mbyllin sytë përballë asaj që ndodh në Shqipëri. Ju në një mënyrë në një tjetër jeni duke i kontribuuar qeverisjes së Ramës.“, tha Nazarko.



Skip to toolbar