Aeroporti i ri i Vlorës, ashtu siç ishte lajëmruar më herët, pati sot fluturimin e parë. Pak çaste më parë avioni i parë u ulur në pistën e re me gjatësi 3.2 km dhe me gjerësi 60 metra.
Ky fluturim ishte një test për aeroportin e ri, i cili do të nis të operojë sistematikisht në verë të këtij viti.
Në ceremoninë e sotme, të pranishëm ishin kryeministri Rama dhe zëvendës kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1892709691483902%2F&show_text=false&width=560&t=0