Mbeten në burg zyrtarët e bashkisë/ GJKKO lë në fuqi masat për zyrtarët dhe ish zyrtarët

AKTUALITET


GJKKO ka lënë në fuqi masat për 9 zyrtarët dhe ish zyrtarët e bashkisë, të akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

“Nga hetimet ka rezultuar se drejtorët dhe ish drejtorët e bashkisë së Tiranës kanë krijuar një kompani 5D duke përfituar në mënyrë të paligjshme 9 tendera në mënyrë abuzive dhe për këtë ka caktuar masën e arrestit me burg dhe detyrimin për paraqitje. 6 zyrtarët e tjerë duhet të paraqiten çdo të hënë dhe të enjte në orën 13:00”, raportoi gazetari Ermal Vija.


Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Redian Molla dhe Mariglen Qato, ish drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës, janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion”. Ata e kanë zotëruar indirekt këtë shoqëri duke përdorur persona të tjerë.

Redian Molla gjatë kohës që ka qenë Drejtor i Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, në 2016-2020. 5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 tendera, të realizuara nga kjo ndërmarrje.

Ndërsa në 2016-2018 Mariglen Qato, kur ortaku tjetër i 5D, ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 tendera.

Në këto raste vetë Qato ka qenë në komisionin e vlerësimit të Ofertave.

Po ashtu Taulant Tusha, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në disa procedua prokurimi, se bashku me disa zyrtarë të tjerë e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta subjektit 5D në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në tender.




Skip to toolbar