Mbeti i plagosur nga shpërthimi në Lushnjë, deputeti Bujar Çela mbërrin te Trauma

AKTUALITET


Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi i një kapanoje në Lushnjë ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të mëtejshëm.

Nga shpërthimi i cili ndodhi rreth orës 16:00, kanë humbur jetën dy persona, ndërsa janë lënduar 7 të tjerë.


Gazetarja e ABC News, Ema Shazizvari në raportimin e saj të drejtpërdrejtë tha se “Do të jenë tre persona që do të marrin trajtim të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës. Presoni i parë që ka mbërritur në spital është në gjendje të rëndë shëndetësore. Pritet të mësojmë detaje për gjendjen shëndetësore të deputetit socialist Bujar Çela”.




Skip to toolbar