Mbi 200 zjarrfikës të angazhuar, situata me zjarret në Greqi problematike

BOTA


Zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët në disa zona në Greqi, pasi vendi është përfshirë nga zjarri. Sipas mediave greke, situata më problematike është në Kos dhe Kios, pasi zjarri thuajse ka shkatërruar gjithçka. Ndërsa zjarret në Monemvasia dhe Gortyna të Kretës janë më pak problematike.

Zjarri në Kos dhe Kios është ndihmuar edhe nga erërat e forta duke bërë që të përhapet me shpejtësi. Mbi 200 zjarrfikës janë angazhuar në këto zona dhe gjatë aksionit për shuarjen e flakëve, dy zjarrfikës kanë marrë lëndime të lehta.

Autoritetet bëjnë apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm , pasi rreziku që paraqesin zjarret është i lartë dhe kërkon vëmendjen e të gjithëve./abcnews.al/



Skip to toolbar