Mbijetesa e vështirë, nëse s’regjistron vendbanimin

AKTUALITET


Çdo qytetar që nuk ka regjistruar vendbanimin do ta ketë të pamundur të mbijetojë në Shqipëri.

Kështu u shpreh Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, teksa njoftoi një paketë iniciativash ligjore, për të cilat tha se po punon dikasteri që ai drejton.


“Ministria e Brendshme së shpejti do të paraqesë një paketë të plotë iniciativash ligjore të cilat do të pamundësojnë mbijetesën në Shqipëri për një njeri që nuk e ka të regjistruar vendbanimin. Pra ne do të sjellim një paketë e cila kushtëzon çdolloj shërbimi në Republikën e Shqipërisë me pasjen e një adrese të përditësuar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe mungesa e këtij përditësimi do t’i bëjë qytetarët që të mos mund të marrin shërbime elementare; shkollash, spitali, banka e të tjera me radhë. Nevoja për ta forcuar procesin e regjistrimit është e lartë, shqiptarët duhet të regjistrohen plotësisht, por kjo iniciativë besoj që synon në inkurajimin e tyre dhe jo në frenimin”.




Skip to toolbar