Mbledhja e qeverisë dhe kryebashkiakëve, Rama: Shpërblim me paga më të larta për punonjësit e bashkisë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama pas takimit të zgjeruar të qeverisë me kryetarët e bashkive, ka zhvilluar edhe një konferencë për mediat.

Kreu i qeverisë njoftoi për shpërblim me paga më të larta për punonjësit e bashkisë.


“Kemi domosdoshmërin e rivlerësimit të pagave të bashkive, sepse sot bashkitë janë të ndara në 5 nivele duke u bazuar te numri i banorëve dhe këtyre 5 niveleve i përkojnë edhe nivelet e pagave, ne do kalojmë në dy nivele dhe do bëjmë rritje të pagave për t’i përfaruar mundësitë e shpërblimit të punonjësve në bashkitë e nivelit të dytë me nivelin e parë në mënyrë që ajo që sot po përjetohet nga shumë bashki, kryesisht më të voglat, të cilat nuk arrijnë dot të punësojnë specialistë për shkak të pagave të ulëta dhe pozitave gjeografike.”, tha kreu i qeverisë. /abcnews.al




Skip to toolbar