Mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile, Peleshi: Rreziku më i lartë për përmbytje në Shkodër e Lezhë 

AKTUALITET


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka informuar se është mbledhur Komiteti i Mbrojtjes Civile për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet intensive gjatë orëve të fundit. Sipas ministrit rreziku më i lartë për përmbytje është në qarqet Shkodër dhe Lezhë, por duhet pasur kujdes edhe në Bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier.

“Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë, ku rreziku për përmbytje është edhe më i lartë, por edhe në bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier.


Me kryetarët e bashkive dhe Prefektët e këtyre qarqeve rakorduam planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për menaxhimin e situatës edhe në orët në vijim, që sipas parashikimit të motit do të jenë me reshje të shumta.Jemi çdo minutë  në monitorim të situatës. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për çdo nevojë të pushtetit vendor dhe qytetarëve”, njoftoi Peleshi.




Skip to toolbar