Mblidhet komiteti teknik, Fico: 79% e rasteve në dy javët e fundit nga 24-54 vjeç

CORONAVIRUS


Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka folur në mbledhjen e komitetit të ekspertëve për situatën e COVID-19 në vend.

“Kemi qenë tejet të vëmendshëm në këtë proces për të monitoruar si shifrat dhe situatën aktuale.


Mesatarja ditore e javës së 7 e rasteve të konfirmuara ka pësuar një rënie. pozitiviteti i mostrës mbetet i qëndrueshëm. Ajo çka është në totalin e personave të cilëve testohen, sa prej tyre konfirmohen ose janë pozitivë. Incidenca dy javore dhe pse mbetemi në një transmetim komunitar të gjerë ka një tendencë ulje. Mbetet konstante tek 1.7. Ajo që dua të sjell në vëmendje ka qenë që moshat kanë ndryshime dinamike. Moshat 24-35, 45-54 kanë një shtim të numrit të rasteve. nëse do duam ta vlerësojmë ndryshimin dinamik të përfshirjes së mostrave nga dy javëshi pararendësi, moshat nga 24-35, 45-54 janë 79% e rasteve pozitive. Prekja e këtyre moshave ka ndryshuar dhe mund të ndryshojë vetëm nëse ne do të jemi shumë të kujdesshëm jo vetëm me implementimin e masave të thjeshta, për rregullat e vendosura, por mendoj që kjo është dhe një apel për të qenë të qartë që nuk e kemi përfunduar këtë betejë. përpos këtyre shifrave që në një kuptim na bëjnë ne të vijojmë të mbetemi të kujdesshëm, fillimi i vaksinimit, është si për të gjithë botën, fillimi i atij rrugëtimi për të parë dritën në fund të tunelit. por kjo nuk mund të na vetëkënaq por duhet të vijojmë me zbatimin e të gjithë masave. Dua të apeloj tek qyt që nëse keni shenja të COVID-19 drejtohuni mjekut të familjes, nëse rasti është i rëndë drejtohuni tek 127”, tha ajo.




Skip to toolbar