Drejtorja e ISHP-së, Albana Fico deklaroi se pavarësisht uljes së rasteve me COVID-19 në mbarë vendin, vërehet një rritje në bashkitë e vogla.
Nga mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Fico tha se po ashtu ka dhe ulje të numrit të vdekjeve.
“Ka disa indikatorë me të cilët ju jeni mësuar. Ka rënie të rasteve aktive. Por vëmë re që ka një rritje të numrit të bashkive të vogla të prekura, nga 32 në 38. Është fakt që mbështet dhe nga raportet. Kemi ulje të numrit të vdekjeve për këtë javë, nga 70 në 55. Kjo javë përcjell dhe një punë të jashtëzakonshme me vaksinat. 221 mijë e 680 raste vaksinash. Vijimi i punës me mësuesit, gazetarët, farmacistët, policët, vijon. Është momenti që të kërkojmë ndihmën e qytetarëve, që përveç vaksinimit, të mbajnë maskat, të mbajnë distancën.”, tha Fico.