Mbreti Karli III shfaqet në një memorial, si është gjendja e tij shëndetësore

BOTA


Mbreti Karli III dhe Mbretëresha Camilla dolën publikisht për të nderuar një nga miqtë e tyre më të dashur në një shërbesë përkujtimore në Londër të enjten. Ata ishin ndër personalitetet që kujtuan të ndjerin Sir Chippendale ‘Chips’ Keswick në Kishën e Shën Palit në Knightsbridge.

Të pranishëm ishin edhe motra e Mbretëreshës Annabelle Elliott, ish-bashkëshorti i Camilla, Andrew Parker Bowles dhe ish-futbollisti Tony Adams.


Mbreti kishte veshur një kostum dhe kravatë, ndërsa mbretëresha ishte e veshur me një fustan të zi me qëndisje të bardhë.

Bankeri tregtar britanik Sir Chips, i cili doli në pension si kryetar i Arsenalit në vitin 2020 pas 15 vitesh në bord, vdiq në moshën 84-vjeçare më 17 prill. E veja e tij, Lady Sarah Keswick, ka njohur Mbretin Karli III dhe mbretëreshën Camilla që nga vitet 1970./abcnews.al




Skip to toolbar