Mbrojtja, Drejtësia e Diplomacia, takimet e para të Ambasadores Yuri Kim

AKTUALITET


Vetëm 24 orë pasi mori zyrtarisht detyrën si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim mënjeherë ka nisur nga puna. Ajo ka zhvilluar takime prezantimi në tre nga dikasteret më të rëndësishmë, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Drejtësisë. “Gjatë takimeve, Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj të rëndësishme në misionet tona të përbashkëta. Ambasadorja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.” – thuhet në njoftimin e publikuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.





Skip to toolbar