Ka përfunduar numërimi i votave në të 12 qarqet e vendit për partitë politike, ku Partia Socialiste, sipas të dhënave të reflektuara edhe në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryeson thellë në numër mandatesh, duke siguruar 83 karrige në Parlament, ndërsa Partia Demokratike ka përjetuar një “tkurrje” në momentet e fundit.
Në dy qarqet më të mëdha në vend, PS-ja dhe Partia Mundësia i kanë marrë PD-së dy mandate, duke e lënë Koalicionin PD-ASHM me 50 mandate, ndërsa partia e Agron Shehajt është rritur me një mandat.
Por ky rezultat nuk është ende përfundimtar për sa kohë po vijohet me numërimin e votave të diasporës dhe votat preferenciale për kandidatët, të cilat do të jenë ato që do të ”vulosin përfundimisht” edhe numrin e mandateve.
Procesi i votave nga jashtë vendit vijon
Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletëvotime nga 194.889 gjithsej, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.
Procesi i numërimit për votat nga jashtë ka përfunduar për Qarkun Kukës, ndërsa përparon edhe vlerësimi i votave parapëlqyese në listën e hapur.
Ndërkohë, ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i votave për kandidatët me votim preferencial (të listës së hapur) në disa qarqe dhe zona të administrimit zgjedhor:
- Qarku Shkodër: 2 KZAZ
- Qarku Kukës: 2 KZAZ
- Qarku Dibër: 2 KZAZ
- Qarku Berat: 2 KZAZ
- Qarku Korçë: 2 KZAZ
- Qarku Gjirokastër: 7 KZAZ
- Qarku Vlorë: 5 KZAZ
- Qarku Tiranë: 2 KZAZ (PEVN)
Në total, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët ka filluar në 24 KZAZ.
Numri i shpërndarjes së mandateve për partitë politike në 12 qarqe:
Qarku Shkodër:
Koalicioni PD-ASHM ka marrë 39.157 vota e përkthyer në 5 mandate;
PS ka marrë 36.620 vota ose 4 mandate
PSD ka siguruar 16.104 vota ose e përkthyer në mandate, janë 2 të tilla.
Qarku Kukës:
PD-ASHM 20.728 vota ose 2 mandate
PS mori 11.725 ose 1 mandat.
Qarku Lezhë:
PD-ASHM ka siguruar 31.769 vota ose 4 mandate
PS siguroi 30.415 vota ose 3 mandate
Qarku Dibër:
PD-ASHM ka siguruar 22.622 vota ose 2 mandate
PS mori 33.798 vota ose 3 mandate
Qarku Durrës:
PD-ASHM 55.340 vota ose 6 mandate
PS ka marrë 75.544 vota ose 8 mandate
Qarku Tiranë:
PD-ASHM ka marrë 158.026 vota ose 13 mandate
PS ka siguruar 217.965 vota ose 19 mandate
Partia Mundësia ka marrë 22.648 vota ose 2 mandate
PSD ka marrë 14.590 vota ose 1 mandat
Lëvizja Bashkë 12.583 vota ose 1 mandat
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet mori 15.016 vota ose 1 mandat
Qarku Elbasan:
PD-ASHM ka marrë 40.306 vota ose 4 mandate
PS ka marrë 83.851 vota ose 10 mandate
Qarku Fier:
PD-ASHM ka marrë 41.029 vota ose 4 mandate
PS siguroi 103.697 vota ose 12 mandate
Qarku Berat:
PD-ASHM mori 20.281 vota ose 2 mandate
PS siguroi 40.333 vota ose 5 mandate
Qarku Korçë:
PD-ASHM mori 37.329 vota ose 4 mandate
PS siguroi 59.309 vota ose 6 mandate
Qarku Vlorë:
PD-ASHM ka marrë 25.031 vota ose 3 mandate
PS siguroi 56.665 vota ose 9 mandate
Qarku Gjirokastër:
PD-ASHM mundi të marrë 11.975 vota ose 1 mandat
PS mori 25.305 vota ose 3 mandate.