Mbyllet numërimi në Bashkinë Vlorë, Ermal Dredha i PS fiton me mbi 70% të votave

Më të fundit


Në bashkinë e Vlorës është mbyllur numërimi! Ermal dredha ka fituar me një përqindje shumë të lartë me mbi 70.55 %, kundrejt rivalit të tij të ‘BF’ Hysni Sharra, i cili ka marrë vetëm 29.45%.

Në bashkinë e Himarës ka fituar Fredi Beleri, i koalicionit Bashkë Fitojmë. Fredi Beleri fitoi me 19 vota më shumë kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro.


Në Selenicë janë numëruar kutitë dhe kryeson me 5200 vota socialisti Nertil Ballaj ndërkohë që rivali i tij i BF Leonard Rakipaj merr vetëm 3500 vota.

Në Sarandë ka përfunduar numërimi dhe fitues është shpallur kandidati i PS-së Oltion Çaçi me 52.46 %. Ardit Çikuli i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka fituar 33.28 % të votave. Kandidati i Pavarur Gjergji Mërkuri ka marrë 1480 dhe PD me kandidat Skënder Muço, ka marrë 669 vota.

Në Bashkinë Finiq janë numëruar 43 nga 50 kuti dhe kjo është e vetmja bashki ku deri më tani kryeson një kandidat i një force tjetër politike përveç PS dhe BF. Romeo Çakuli i partisë minoritare MEGA me 38.55 % është i pari, i ndjekur nga kandidati i BF Leonidha Hristo me 32.31 % Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Leonidha Papa merr 29.14 % të votave.

Në Bashkinë Delvinë ka mbaruar numërimi dhe fitues është shpallur kandidati i mazhorancës Besmir Veli me 63.64 %, përballë kandidatit të BF Ilir Mehmeti me 36.36 %.

Në Bashkinë e Konispolit është shpallur fitues Orges Dule me 54.67 % përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë Fatmir Shero me 45.33 %.

Në Bashkinë Konispol kryeson kandidati i PS Erges Dule me 52.70%, i cili mund kështu kandidatin e Bashkë Fitojmë Fatmir Shero me 47.30%.




Skip to toolbar