Mbyllet reparti i kirurgjisë në spitalin e Gjirokastrës. Dyshohet për infermierë të infektuar

AKTUALITET


Mbyllet kirurgjia e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Shkak për mbylljen këtij reparti janë dyshimet se stafi mjekësor (infermieret e sallës) janë prekur nga koronavirusi.


Mësohet se te dyshuarve u janë marrë tamponët dhe pritet përgjigjja në orët në vijim.

Në total në spitalin rajonal janë marrë rreth 20 tamponë.

Ndërkohë që është njoftuar se salla do të qëndroj e mbyllur deri në pritjen e përgjigjeve për të gjithë personat.




Skip to toolbar